Komuna Bushat

 
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default color
  • dark color
  • red color
Pershkrim i pergjithshem per Komunen Bushat Shtyp Email
There are no translations available.


Komuna  Bushat, ben pjese ne Qarkun e Shkodres dhe ka nje largesi prej 13 km qendra e Komunes nga qyteti Shkoder.

Kufizohet.

Veri - Lumi  Drin.

Veri Lindje - Bashkia e Vau Dejes.

Lindje - Komuna Hajmel dhe Dajç i Rrethit Lezhe.

Jug - Komuna Balldre e Rrethit Lezhe.

Perendim - Komuna Velipoje dhe Dajç i Bregut Bunes.

Siperfaqja e pergjithshme e  komunes Bushat eshte 100 km2.Ka nje siparfaqe te prej 9030 ha prej te cilave 6030 ha toke are te ndare me ligjin nr.7501 “Per Token,,.

Te ardhurat kryesore sigurohen nga bujqesia dhe blegtoria.Ne territorin e komunes Bushat, kalojne dy lumenj,lumi Drin i Vjeter 7 km gjatesi  ne fshatrat Stajke, Kosmaç, Ashte,dhe Drini i Vogel 18 km gjatesi ne fshatrat, Stajke,Pleshe,Bushat,Shkjeze,Barbullush,Kukel.

Popullsia.

Komuna Bushat ka 23768 banore me 6012 familje te cilat jetojne ne 14 fshatra:

  • Bushat
  • Pleshe
  • Shkjeze
  • Stajke
  • Kosmaç
  • Ashte
  • Melgushe
  • Konaj
  • Rranxa
  • Fshati i Ri
  • Mali i Jushit
  • Hoten
  • Barbullush
  • Kukel


Relievi.

Komuna Bushat shtrihet ne ultesiren veri-perendimore te shqiperise ne fushen e nenshkodres.Lartesia mbi nivelin e detit eshte 1 m tek ura e Gjolulit e cila eshte zone inondate pasi permbytet dhe 16-18 m ne fshatin Kosmaç dhe Stajke, ndersa pika me e larte eshte maja e Kamerit 392 m,ne Malin e Kakarriqit fshati Barbullush.Relievi ne komunen Bushat ndahet ne disa zona te cilat jane : Fusha e Zadrimes,kodrat e Bushatit,Barbullushit,Pleshe-Shkjeze.

Burimet e te ardhurave dhe zhvillimi i biznesit.

Dega kryesore e ekonomise eshte bujqesia, e cila ka nivel zhvillimi mbi mesataren e vendit.Fusha eshte mjaft pjellore, ne te jane krijuar ferma te vogla me drejtim bujqesor dhe blegtoral.Zona e komunes se Bushatit ka kushte klimatike te pershtatshme, te cilat jane baze per aktivitet bujqesor  te shendetshem e produktive.Ka nje tradite te vjeter dhe te re me vlera si ne bujqesi dhe ne blegtori e cila perben nje  premise te mire per te ardhmen.Ka nje rrjet kullues KK I+II me nje gjatesi 114 km dhe KU  I+II 98 km.

Ne komunen Bushat ushtrojne aktivitet privat rreth 320 biznese te ndryshme.

Arsimi dhe edukimi mjedisor.

Ne komunen Bushat gjenden 14 kopshte, 8 shkolla 9-vjeçare dhe 3 shkolla te mesme me nje staf arsimor prej 185 arsimtaresh.Persa i perket edukimit mjedisor ne shkolla,futja e “paketes se gjelber" ne kurrikulen shkollore eshte nje hap drejt ndergjegjesimit per mjedisin.

Vlerat kulturore te komunes Bushat.

Trevat e komunes Bushat jane populluar qe ne kohet e lashta.Gjetjet arkeologjike, si dhe dokumentet arkivore te shqiperise,Venedikut apo Turqise vertetojne lashtesine e ketyre trevave.Ne shekullin I-II permendet vendbanimi i kenetes se Marit i cili duhet te kete ekzistuar ne mbreterine Ilire mes qyteteve Scodra e Lis.Trashegimia kulturore perfaqesohet nga ndertimet laike dhe fetare, si ura,rruge, varre monumentale ndertesa banimi etj.Qe ne shekullin e I-II, haset vendbanimi palifit ne keneten e Marit, nje vendbanim mbi drure te trashe i shtruar me derrasa.Keto banesa ishin tipike per kohen dhe ndertoheshin ne zona me uje per tu mbrojtur nga egersirat.Varrezat ne kodrat e Mundise flasin per ritin e ceremonise mortore te djegies se kufomave(kjo huazuar pasi kultura Ilire ndjek ritin e  varrimit me tuma,varrosjes se kufomave).Gjate mesjetes bien ne sy varret e pashallareve, te cilet sot ndodhen ne shtratin e drinit.Nder ndertimet me te medha kane qene sarajet e bushatllinjeve.Pallati i Mehmet Pashe Bushatit kishte shume dhoma e sallone, gjelltore e qeler.Nder ndertimet fetare mund te permenden : Kisha e Shen Shtjefnit nder me te medhate e arberise e cila ndodhej ne Barbullush,kisha e Shen Rrokut e Shen Nikollit,Shengjergjit,Xhamia eBushatit,Melgushit,Kosmaçit. Ne rrenojat e vjetra te Bushatit jane gjetur monedha te periudhes se mbretit Gent.

Ne fshatin Kukel qe nga viti 1906 per 30 vjet me radhe ka jetuar e punuar shkrimtari dhe poeti i madh i letersise shqipe  Dom Ndre  Mjeda.Gjate qendrimit te tij ne kete fshat ai shkroi poemthim “Liria,, poemen “Andrra e jetes, si dhe nje pjese te mire te krijimeve te tij poetike.Ne nderim te ketij poeti eshte ngritur nje muze  ne kete fshat ne qelen e kishes.

 

Multitranslate

Arsimi dhe Shendetsia

Dergo E-mail


«  Korrik 2014  »
EEEEEEE
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031

100 vjet Pavarësi

 

Komuna Bushat

Festojme se bashku....

Komuna Bushat